Gati 25 000 raste ditore dhe 423 viktima nga COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Duket se vala e tretë e COVID-19 në Itali nuk po ngadalësohet, me 24 935 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, edhe numri i viktimave vazhdon të mbretet i lartë, me 423 vdekje shtesë sot, nga një ditë më parë që ishin 431.

Shkalla e pozitivitetit është 7 %, me 0,8 pikë më shumë se dje që ishte 6,2%.

Aktualisht, janë 3 333 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv (ICU) për COVID-19, 16 më shumë se dje, në ekuilibrin midis hyrjeve dhe daljeve,

Në pavijonet e zakonshme  janë 26 694 pacientë të shtruar, me një rritje prej 177 njësish në 24 orët e fundit.

Rastet totale, që nga fillimi i epidemisë, kanë arritur në 3 306 711, ndërsa vdekjet në 103 855.

Share This Article