Në provincën e Ontarios, Kanada tashmë është gati një aplikacion i telefonisë mobile që do të lajmërojë kanadezët nëse janë të ekspozuar ndaj Covid-19, I planifikuar si një program kombëtar deri në korrik.
Kryeministri kanadez Justin Trudea tha të enjten se aplikacioni do të funksionojë nën drejtimin e shëndetit publik dhe njerëzit të cilët testojnë pozitivisht do të ngarkojnë rezultatet e tyre në mënyrë anonime. Aplikacioni nuk do të ruajë asnjë informacion personal dhe është “plotësisht vullnetar”.
“Do të jetë në vartësi individuale të kanadezëve të vendosin nëse do ta shkarkojnë aplikacionin apo jo, por aplikacioni do të jetë më efektiv kur ta kenë sa më shumë njerëz”, tha Trudeau.
Aktualisht ka 101.629 raste të konfirmuara në Kanada, me 8.323 vdekje. Pikat e nxehta të vendit – Ontario dhe Quebec – kanë pasur ditët e fundit një rënie të numrit të rasteve./BBC