Gati për të hapur kartat, gazetari Denis Dyrnjaja i apasionuar pas kazinove

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë disa gazetarë në Shqipëri, të cilët falë besimit që i japin televizionet, i bëjnë fresk qeverisë, duke mos respektuar etikën dhe paanshmërinë e gazetarisë në parim. Gjithashtu, këta gazetarë duket se përveç kësaj mendësie, paskan edhe vese të këqija, duke hedhur edhe fatin e tyre në rulotat që nuk ka parë “hajër” njeri.

Denis Dyrnjaja, gazetari politik, i cili nuk ngurron të lartësojë punën e Rilindjes në çdo televizion që del, madje edhe në emisionin e vetë, qenka një nga personat që e paska pasion lojën me fatin. Sëfundmi ai është fotografuar në një nga kazinotë e Tiranës, ku po pret hapjen e letrave që të marrë vesh çfarë “kismeti” i ka caktuar Zoti. Dyrnjaja, duket se e paska gjetur vendin e argëtimit pas punës dhe skenarit që i jep Rilindja përditë.

Megjithatë, qytetarët dinë se kë dëgjojnë dhe i njohin fytyrat e vërteta të atyre që raportojnë situatën politike dhe të atyre që janë të mirë në hapjen e kartave.

Share This Article