ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën 11 minutes ago
Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë 14 minutes ago
Përparim në negociatat për paqe në Gaza: Hamasi dorëzon listën e pengjeve izraelite dhe palestineze për shkëmbim 20 minutes ago
Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri 22 minutes ago
Presidentja Osmani dekoron Infantinon me medalje nderi 23 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

“Gati platforma, para në këmbim të votave”/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë” flet me emra: Ja kush po manipulon zgjedhjet në Elbasan. SPAK të hetojë!

albnews by albnews
3 May, 2023
in Albania
0
“Gati platforma, para në këmbim të votave”/ Koalicioni “Bashkë Fitojmë” flet me emra: Ja kush po manipulon zgjedhjet në Elbasan. SPAK të hetojë!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Teksa nuk ndajnë më pak se dy javë nga zgjedhjet e 14 majit, duket se tonet dhe akuzat janë ‘nxehur’ mes palëve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se mazhoranca është në panik në lidhje me rezultatet që pritet të dalin nga zgjedhjet lokale të 14 majit, ndaj ka bërë gati platformën për vjedhjen ne manipulimin e tyre.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

Noka ka zbuluar edhe emrat e ekipit që sipas tij po organizon vjedhjen e votave në bashkinë e Elbasanit, ndërkohë që i ka bërë thirrje SPAK-ut që të marrë nën hetim personat e mësipërm.

“Të nderuar qytetarë

Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës. Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.

Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë:

Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve).

Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan.

Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan

Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan.

Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan.

si dhe Mehmet Peqini.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit. I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes.

Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan. Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji.

I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan. Neni 328/a e Kodit Penal e thotë qartë se; ‘përdorimi i pozicioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore dënohet me burg’. Sikundërse shpërndarja e parave për të blerë votën, është krim elektoral dhe dënohet me burg.

Një gjë duhet ta ketë të qartë Edi Rama që e ka siklet të madh Elbasanin, ku brenda 10 ditësh ka ardhur 3 herë. Asnjë presion, asnjë shantazh asnjë blerje vote nuk do ta shpëtojë Edi Ramën dhe rilindjen nga humbja e sigurtë që e pret në Elbasan, më 14 maj. Edi Rama e di mirë, prandaj po vjen shpesh në Elbasan. E di mirë se shpresa për fitore i ka humbur dhe për të shmangur humbjen, po bën gjithçka për të tjetërsuar vullnetin nëpërmjet parave të korrupsionit.

Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë vendimin. Luçiano Boçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë Elbasan mbrëmjen e 14 majit. Fitorja nuk ndalet, të ruajnë dhe të bëjnë kujdes sepse nuk do të mund ta ndalojnë fitoren e Luçiano Boçit. Faleminderit!”, tha në deklaratën e tij Noka.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën

Superhëna verbuese ndriçon horizontet në të gjithë botën

8 October, 2025
Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë

Shaka për viktimat e vrasjes në bisedën në WhatsApp për oficerët e policisë

8 October, 2025
Përparim në negociatat për paqe në Gaza: Hamasi dorëzon listën e pengjeve izraelite dhe palestineze për shkëmbim

Përparim në negociatat për paqe në Gaza: Hamasi dorëzon listën e pengjeve izraelite dhe palestineze për shkëmbim

8 October, 2025
Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result