Greqia u zotua se do ta mbrojë Qipron, duke dërguar avionë luftarakë dhe fregata në ishull, një ditë pas një sulmi me dron ndaj bazës britanike në Akrotiri.
Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, gjatë takimit me homologun qipriot Vasilis Palmas, tha se Greqia nuk do të lejojë që Qipro të bëhet objektiv.
Sulmi ndodhi në bazën britanike në Akrotiri, ku një dron i prodhimit iranian Shahed u rrëzua në pistë duke shkaktuar dëme të kufizuara, ndërsa dy dronë të tjerë u interceptuan më vonë.
Zyrtarë qipriotë thanë se sulmi ka shumë gjasa të jetë kryer nga Hezbollah, e mbështetur nga Irani, nga territori i Libanit.
Franca gjithashtu planifikon të dërgojë sisteme kundër raketore dhe kundërdronë, si dhe një fregatë për të forcuar mbrojtjen e Qipros, e cila ka kapacitete të kufizuara ushtarake dhe nuk ka forcë ajrore.


