Gattuso emërohet trajner i Napolit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gennaro Gattuso është e emëruar trajner i ri i Napolit.

Napoli njoftoi sot se e ka emëruar ish-trajnerin e Milanit në postin e trajnerit, duke e zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelottin.

Ancelotti u shkarkua të martën vonë në mbrëmje, pak orë pasi e udhëhoqi Napolin drejt fitores 4:0 ndaj Genkut dhe kalimit në mesin e 16 skuadrave më të mira në Champions si rrjedhojë.

Shkarkimi i tij, megjithatë, erdhi si pasojë e dy muajve tejet të tensionuar në San Paolo

Gattuso do ta mbajë stërvitjen e parë stërvitore me klubin e ri pasditen e sotme, ndërsa do të debutojë të shtunën kundër Parmas.

41-vjeçari kthehet në stolin e trajnerit për herë të parë pas tetë muajve, kur u largua nga Milani me marrëveshje të ndërsjellë.

Gattuso do të ketë punë për ta kthyer Napolin në top katërshe në Serie A, pasi Napoli po kalon nëpër një formë tejet të dobët në këtë sezon, pasi ngel në vendin e 7-të me vetëm 21 pikë pas 15 ndeshjeve.

Share This Article