Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, beson se Zlatan Ibrahimovic është futbollist më i mirë tani sesa para 10 apo 12 vjetëve, pas një paraqitjeje tjetër mahnitëse që sulmuesi suedez e bëri në Serie A për Milanin të dielën.
Ibrahimovic i shënoi dy gola në fitoren e Milanit 3:1 kundër Napolit, falë të cilës kuqezinjtë janë në krye të renditjes, transmeton Gazeta Express.
39-vjeçari u bë lojtari më i vjetër që i shënon 10 gola në tetë ndeshjet e para në Serie A, duke e thyer rekordin e Silvio Piolas së Lazios nga sezoni 1942/43.
Gattuso – i cili luajti përkrah Ibrahimovicit në Milan nga viti 2010 deri më 2012, duke i ndihmuar kuqezinjve ta fitojnë titullin e fundit në Serie A më 2011 – e ka lartësuar suedezin.
“Milani beson fuqishëm në Ibrën. Ata besojnë 100% në atë që po e bëjnë”, tha Gattuso.
“Mua më duket se Ibrahimovic është më i fortë tani seç ishte para 10 apo 12 vjetëve”, shtoi ai.
“Ata harkonin topa në zonë sepse e dinin se ai do t’i arrinte. Çfarë bëmë ne ishte krijimi i rasteve të shumta por pa besuar plotësisht në to”, shtoi ai.