Napoli po e konsideron të ardhmen e trajnerit Gennaro Gattuso.
Humbja e fundit ndaj Genoas ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë shkarkimin e trajnerit italian.
Gattuso ka kontratë me Napolin deri në fund të këtij edicioni. Ai është pjesë e ekipit italian që nga viti 2019.
Këtë sezon pas 20 ndeshjeve në Serie A, Napoli është në pozitën e pestë me 37 pikë të tubuara.