Gattuso: Ronaldo është një kampion i madh

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milani po përgatitet për t’u përballur me Juventusin në sfidën e vlefshme për Superkupën e Italisë.

Në konferencën organizuar pasditen e sotme, tekniku i Milanit, Gattuso ka folur për gjendjen e skuadrës para sfidës kundër skuadrës torineze, por e ka pasur të pamundur t’u shmanget pyetjeve që lidhen me të ardhmen e Higuain.

ai ka pohuar se Higuain ka punuar shumë mirë, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës, por do të vendosim nesër nëse do të luajë apo jo.

“Me organizimin si skuadër dhe me aftësitë individuale të lojtarëve që do të përballen direkt me të. Ronaldo tani nuk bën më shou në fushë, por sulmon me vrull dhe me objektivin për të shënuar. Është një kampion i madh, një makineri perfekte, për të cilin mosha ka ndaluar dhe kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit”, ka shtuar Gattuso.

Share This Article