Gaza, forcat izraelite pretendojnë se kanë eleminuar komandantin e Hamasit 

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ushtria izraelite deklaroi sot, në një postim të shkurtër në X, se kishte vrarë një komandant lokal të Hamasit në Gaza, por më pas e fshiu këtë mesazh.

Në postim, komandanti identifikohej si Alaa Al-Handidi, përgjegjës për furnizimet në objektet e prodhimit të Hamasit. Nuk saktësohej se kur ishte vrarë ky komandant.
Ushtria izraelite tha se do të publikojë një njoftim më vonë.

Forcat izraelite kryen sulme që shkaktuan vdekjen e të paktën 21 personave, ndërsa ushtria izraelite bëri të ditur se kishte kundërpërgjigjur ndaj një sulmi të Hamasit duke vrarë pesë anëtarë të saj.

Forcat e armatosura izraelite kanë rifilluar që nga e mërkura bombardimet vdekjeprurëse në enklavën palestineze. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, i cili u vendos në fuqi më 10 tetor, nën presionin e SHBA-së, pas dy vitesh lufte shkatërrimtare.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se kishte “goditur objektiva” të Hamasit, në kundërpërgjigje, sipas saj, ndaj një sulmi të një “terroristi të armatosur” kundër trupave të saj, i cili kishte kaluar vijën kufizuese të pozicioneve izraelite në jug të enklavës.

“Më shumë se 20 të plagosur u dërguan në spital, shumica gra dhe fëmijë,” tha Khalil al-Dakran, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit. Shumë prej tyre “kishin plagë në kokë ose në gjoks”, sqaroi ai.

Share This Article