Gaza në krizë humanitare pas sulmeve nga Izraeli, OBSH: Ndihma mjekësore është gati për të hyrë në territorin palestinez

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pesë kamionë janë të ngarkuar me ndihma mjekësore dhe janë në pritje në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të enjten, duke e mirëpritur njoftimin e Izraelit se nuk do ta bllokojë hyrjen e ndihmave në territorin palestinez.

“Kamionët tanë janë të ngarkuar dhe të gatshëm për nisje”, ka thënë shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për media.

Ai ka thënë se shpreson që furnizimet do të shpërndahen shpejt, pas hapjes së pikës kufitare Rafah, duke e përmendur të premten si ditën më shpresëdhënëse.

Kjo pritet të jetë hera e parë që dërgohet ndihmë në Gaza, prej kur Izraeli pati vendosur “bllokadë totale” në Rripin e Gazës, shtëpi për 2.3 milionë banorë.

Banorët atje kanë mbetur pa furnizime me ushqim, ujë dhe naftë – sipas vendimit izraelit – si përgjigje ndaj sulmeve shkatërruese të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor.

Prej asaj dite, Izraeli ka kryer edhe sulme ajrore kundër Hamasit.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për “katastrofë humanitare”. Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se 3.785 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur.

Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë 206 pengje në sulmet që i ka kryer dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë.

Share This Article