Gazeta gjermane trondit me artikullin: Politikat e Kurtit, në përputhje me planet serbe për destabilizimin e rajonit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkrimi i përgatitur nga Michael Martens, i cili e pati intervistuar Kurtin para disa muajsh, konsiderohet mjaft i rëndë, e kjo shihet që tek titulli: “Kush po bën lojë të gabuar në Kosovë?”

“Politikat e kryeministrit kosovar Kurti janë në përputhje me planet serbe për destabilizim të rajonit”, ka shkruar mes të tjerash Martens, në një pohim mjaft të ashpër, të cilin tenton ta argumentojë duke treguar sesi një konflikt i ri në ‘oborrin ’ e Europës Juglindore është gjëja e fundit që i duhet Perëndimit aktualisht.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të përdor gjithë pushtetin e tij për të siguruar monopolin e shtetit në përdorim të dhunës në veri. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, qeveria e të cilit nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dëshiron ta pengojë një gjë të tillë, dhe ka qenë goxha e suksesshme deri tani. Megjithatë, Kurti, në mënyrë të panevojshme, po ia bën të gjithë këtë mjaft të lehtë”, theksohet në shkrim.

Share This Article