Ironia e fatit mund të bëjë që në familjen Putin të hyjë dikush me mbiemrin Zelensky.
Gazeta gjermane “Der Spiegel” bën me dije se Katerina Tikhonova, vajza e liderit rus, ka një marrëdhënie me balerinin Igor Zelensky.
35-vjeçarja ka qenë e martuar me miliarderin rus Kirill Shamalov, por është ndarë prej tij në vitin 2017. Pikërisht në këtë periudhë është njohur me balerinin 51-vjeçar Igor Zelensky.
Siç tregohet në dokumentet e publikuara nga gazeta gjermane, Katerina Tikhonova ka udhëtuar me avion më shumë se 50 herë në dy vitet e fundit drejt Monakos, vendit ku banon balerini.
Në të gjitha rastet, është parë e shoqëruar nga agjentë të shërbimit sekret rus.