Gazeta izraelite: Nëse Izraeli e njeh Kosovën, Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën në Kuds

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zyrtar i afërt me presidentin serb ka thënë për Jerusalem Post se njohja e Izraelit për Kosovën si shtet i pavarur mund po ashtu të dëmtojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tel Avivit

Qeveria serbe nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds nëse Izraeli arrin marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkroi gazeta izraelite Jerusalem Post, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar i cili raportohet se është i afërt me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe emri i të cilit nuk është bërë i ditur, në një deklaratë për Jerusalem Post ka thënë se njohja e Izraelit për Kosovën mund të dëmtojë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Tel Avivit.

“Nëse Izraeli e njeh Kosovën si shtet të pavarur, Serbia nuk do ta zhvendosë ambasadën e saj në Kuds. Po ashtu, ky hap mund të dëmtojë raportin midis Izraelit dhe Serbisë dhe nuk do të jetë më kurrë i njëjtë. Është kaq e thjeshtë”, është shprehur zyrtari serb.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump javën e kaluar njoftoi se Kosova do të normalizojë marrëdhëniet e saj me Izraelin dhe se Serbia do ta zhvendosë ambasadën e saj në Kuds.

Ndërkaq, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Kosova, e cila ka vendosur të normalizojë marrëdhëniet me vendin e tij, do të hapë ambasadën e saj në Kuds.

Share This Article