ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar 2 hours ago
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën 2 hours ago
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama 2 hours ago
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht 2 hours ago
Karton i verdhë për shqiponjën?! 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Gazeta kolumbiane lëshon alarmin: Na ka ‘pushtuar’ mafia shqiptare! Presidenti është i shqetësuar sepse donin ta vrisnin

albnews by albnews
13 October, 2025
in Albania, Bota
0
Gazeta kolumbiane lëshon alarmin: Na ka ‘pushtuar’ mafia shqiptare! Presidenti është i shqetësuar sepse donin ta vrisnin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Nelson Ricardo Matta Colorado, EL COLOMBIANO

Kishte kaluar oqeanin Atlantik deri në anën tjetër të botës, kishte rrezikuar jetën për- supozohet- të trafikuar së bashku me kartelet kryesore të drogës, dhe përfundoi i pajetë në një trotuar në Kolumbi, me disa vrima plumbash në trup. Ky ishte fati që, sipas hetimit paraprak të autoriteteve, pati shtetasi shqiptar Artur Tushi, i vrarë nga atentatorë më 5 tetor të kaluar në një rrugë publike të El Poblado-s, në juglindje të Medelinit.

RelatedPosts

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Kur iu kontrolluan dokumentet, autoritetet zbuluan se ai kishte letërnjoftim ekuadorian dhe leje qëndrimi të përhershme në atë vend. Një muaj më parë, Interpoli kishte arrestuar në Bogota kolumbianin Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “El Químico” (Kimiku), në zbatim të një Kodi të Kuq të kërkuar nga Prokuroria e Shqipërisë.

Drejtori i Policisë, gjenerali Carlos Fernando Triana, deklaroi më 3 shtator se i arrestuari “dyshohet se shërbente si lidhje mes mafieve shqiptare me prani në Amerikën e Jugut. Rosales koordinonte dhe mbikëqyrte logjistikën e ngarkesave të shumta me kokainë që vinin nga Paqësori kolumbian, të fshehura kryesisht në plehra organike, me destinacion përfundimtar Shqipërinë”.

Ende nuk është sqaruar nëse ka ndonjë lidhje mes atij arrestimi dhe vrasjes së Artur Tushit, të cilët, sipas të gjitha gjasave, punonin për të njëjtën organizatë klandestine, por hetuesve u ka tërhequr vëmendjen ky përkim. Për momentin, ka dalë në pah aktiviteti i vrullshëm i trafikut të drogës që shqiptarët po e drejtojnë në vendin tonë. Pse vallë kjo prani e tyre kaq e pazakontë?

Prejardhja dhe zgjerimi i kartelit

Trafikantët shqiptarë bëjnë pjesë në një mafie që quhet, në mënyrë të përgjithshme, Karteli i Ballkanit. Nuk bëhet fjalë për një organizatë të vetme të strukturuar në mënyrë hierarkike, siç ishte dikur Karteli i Medelinit, por për një koncept që përfshin një grup strukturash kriminale me origjinë nga Gadishulli Ballkanik dhe ish-Jugosllavia, ndaj quhen edhe “Jugomafia”. Disa prej tyre, në fakt, janë armiqësore me njëra-tjetrën.

Zgjerimi i tyre në Evropë filloi me Luftërat e Ballkanit (1991–2001), të cilat përfunduan me shpërbërjen e Jugosllavisë. Në eksodin e emigrantëve përmes Kontinentit të Vjetër u përzien edhe kriminelë nga Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia dhe Serbia, të cilët ngritën rrjete në portet dhe qytetet kryesore, gjë që e lehtësoi zgjerimin e bizneseve të këtyre karteleve. Një model të ngjashëm po ndjekin sot edhe grupe latinoamerikane, si “Treni i Aragua-s” (Venezuelë) dhe “Mara Salvatrucha” (El Salvador), që shfrytëzojnë emigracionin e bashkatdhetarëve të tyre për t’u përhapur.

Më parë ata merren me tregtinë lokale të narkotikëve, por hynë në “ligën e madhe” të lojës transnacionale nëpërmjet mafies italiane, e cila rekrutoi shqiptarë për operacionet e saj — pjesërisht për shkak të aftësisë së tyre të njohur për të zotëruar disa gjuhë të huaja. Shqiptarët, nga ana e tyre, i dhanë aleancës përvojën e tyre në biznesin e tmerrshëm të trafikimit të grave, të cilin e përsosën duke shfrytëzuar seksualisht të veja dhe jetime gjatë luftës.

Sipas raportit “Rrjetet e kokainës: lidhjet midis Ballkanit Perëndimor dhe Amerikës së Jugut” (2025), të Iniciativës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC), një organizatë e specializuar në hetimin e këtyre fenomeneve, përfshirja e shqiptarëve në kontinentin tonë filloi në vitin 2009. Fillimisht ata u vendosën në Ekuador, duke dërguar përfaqësues që hiqeshin si turistë ose investitorë në pasuri të paluajtshme.

I tërhoqi një ekonomi e dollarizuar, ku mund të fshihnin më lehtë pasuritë e tyre; dëbimi i DEA-s dhe ushtrisë amerikane nga baza ushtarake e Mantës; si edhe një program i vendosur nga presidenti i atëhershëm, Rafael Correa, i quajtur “Shtetësia Universale”, i cili u ofronte të huajve, që dëshironin të jetonin në atë vend, lehtësi për viza, qëndrim dhe investime.

Përfaqësuesit e mafies shqiptare përdorën dokumente të falsifikuara për të siguruar disa identitete dhe punësuan njerëz të besuar (testaferros) për të blerë kompani detare, transporti dhe logjistike eksporti.

Në ndryshim nga grupe të tjera, strategjia e tyre për të depërtuar në botën e nëndheshme nuk ka qenë kurrë përballja e drejtpërdrejtë; përkundrazi, ata u kanë ofruar shërbimet e tyre të eksportit të kokainës organizatave të Amerikës së Jugut dhe i kanë punësuar këto për të mbikëqyrur operacionet.

Në këtë mënyrë kanë thurur lidhje të forta me struktura të trafikut të drogës në Kolumbi, Peru, Bolivi, Ekuador dhe Meksikë. Sipas dokumentit të GI-TOC, ata fituan një rol më të rëndësishëm kur ish-FARC u çarmatosën në vitin 2016 dhe pushuan së kontrolluari monopolin e kultivimit të kokës, gjë që bëri që kartelet kryesorë të botës të rrisnin pjesëmarrjen e tyre në tregun e kokainës.

Kësaj iu shtuan edhe politika qeveritare që, në mënyrë indirekte, e nxitën mbjelljen e kokës duke reduktuar asgjësimin me dorë dhe spërkatjen me glifosat.

Bashkimi i këtyre faktorëve solli një rritje të jashtëzakonshme të këtij biznesi: Kolumbia kaloi nga prodhimi i 331 tonëve metrikë kokainë në vitin 2013, në 2.664 tonë në vitin 2023, sipas OKB-së. Kjo do të thotë se në këto toka prodhohet 71.8% e kokainës që qarkullon në planet (në total 3.708 tonë), dhe për trafikantët shqiptarë kjo është “toka e premtuar”.

Rrugët e tyre detare zakonisht nisen nga portet e Guayaquil dhe Manta (Ekuador); Buenaventura dhe Barranquilla (Kolumbi); Maracaibo, Puerto Cabello dhe Carúpano (Venezuela). Aty ata “kontaminojnë” kontejnerë me banane, karkaleca deti dhe materiale industriale (çimento, rërë, ngjitës), me destinacion portet e Mesdheut, gadishullin Ballkanik dhe Evropën Qendrore.

Përfaqësuesit ekuadorianë

Sipas burimeve të inteligjencës së policisë dhe agjencive amerikane, në Kolumbi janë identifikuar operacione të katër fraksioneve të Kartelit të Ballkanit: Grupi Sariç, Grupi Amerika, Grupi Keka dhe Kompania Bello, të përbëra kryesisht nga persona me origjinë nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Gjermania dhe Rumania.

Një nga tiparet e tyre është bashkëpunimi me çdo grup që mund t’u sigurojë kokainë me pastërti të lartë, transport të sigurt dhe mbrojtje për lëvizjet nga qytetet deri në laboratorët artizanalë. Për këtë arsye, janë të njohura aleancat e tyre me kartelin e Sinaloas, Klanin e Gjirit, disidencat e FARC, ELN, “La Oficina”, “Los Pachenca” dhe Nueva Junta Directiva del Narcotráfico (NJDN).

Megjithatë, aleanca më e fortë duket se është ajo me bandën “Los Choneros” të Ekuadorit — në atë masë sa që, shpeshherë, në vend që të vijnë vetë shqiptarët, në Kolumbi dërgohen ekuadorianë që veprojnë si përfaqësuesit e tyre të drejtpërdrejtë.

Njëri ndër më të njohurit ishte Wilder Emilio Sánchez Farfán (“El Gato Farfán”), i arrestuar në një operacion të përbashkët të Policisë Kolumbiane dhe DEA-s më 10 shkurt 2023, në qytetin Pasto. Sipas hetimeve, ai punonte në bashkëpunim me shqiptarin Artur Rrapaj, i cili koordinonte operacionet mafioze nga porti i Guayaquil-it. Kur u kap “El Gato Farfán”, ai sapo ishte kthyer nga një takim në xhungël me anëtarë të frontit Oliver Sinisterra të FARC, me të cilët koordinonte prodhimin e drogës në Nariño.

Të tjerë anëtarë të “Los Choneros” të përfshirë në këto struktura kriminale janë Jortman Róbinson Suárez Molina, alias “El Ecuatoriano”, i vrarë gjatë një operacioni policor më 29 shtator, në një fermë në Rionegro, Antioquia; dhe Rolando Federico Gómez Quinde (“Fede”), i arrestuar më 2 tetor, në lagjen Santa Teresita të Medelinit.

Aktivitetet e shqiptarëve dhe aleatëve të tyre kanë filluar madje të shqetësojnë edhe presidentin Gustavo Petro. Më 26 maj u arrestua në Emiratet e Bashkuara Arabe shqiptari Dritan Gjika, trafikant droge me qëndrim në Guayaquil që nga viti 2009, i akuzuar për koordinimin e një prej rrugëve të eksportit të kokainës drejt Evropës.

Pas lajmit, Petro shkroi në Twitter: “Ky quhet bordi i trafikut të drogës, me qendër në Abu Dabi. Ata kontrollojnë një rrjet prokurorësh dhe, përmes CTI, portin e Buenaventura-s. Janë autorë të vrasjes së prokurorit paraguaian Pecci dhe kanë arritur të fshehin urdhëruesit e krimit brenda Prokurorisë. Kanë tentuar të më vrasin, por pa sukses”.

Burime policore deklaruan se nuk ka asnjë provë që shqiptarët të kenë dashur të vrasin presidentin Petro; megjithatë, ekziston shqetësim i madh për rritjen e aktiviteteve të kësaj mafie në Kolumbi.

Kjo situatë çoi në një takim të nivelit të lartë më 24 shtator, në Hagë, Holandë, midis gjeneralit Carlos Triana dhe drejtorit të Policisë së Shqipërisë, Ilir Proda, ku u ra dakord për hartimin e një plani veprimi për çmontimin e aleancave të errëta midis mafieve kolumbiane, ekuadoriane dhe ballkanike.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

Begaj pret në takim presidenten e KE-së, Von der Leyen: Integrimi evropian, mision kombëtar

13 October, 2025
“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

“Po na binte të fikët në dhomë të zhveshjes, mirë që pimë ujë me sheqer”! Rei Manaj: Kjo ishte për Shqipërinë dhe Kosovën

13 October, 2025
Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

Forumi i Investimeve “BE-Ballkani Perëndimor”, presidentja e KE-së mbërrin në Tiranë, takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama

13 October, 2025
Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

Rama me Ursula von der Leyen: Procesi i negociatave po ecën me shpejtësi, BE dhe KE po na mbështesin fuqimisht

13 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result