Ky ishte momenti kur një ekipi i gazetarëve të BBC-së u detyruan të vraponin për t’u mbrojtur nga granatimet ruse në rajonin e Zaporizhzhia të Ukrainës.
Ekuipazhi po xhironte në një fshat në juglindje të vendit, jo shumë larg vijës së frontit.
Treshja shihet duke u shtrirë pran një muri teksa rusët bombardojnë disa objekte ukrainase.
Forca shtesë ukrainase janë vendosur në zonë gjatë javëve të fundit për të parandaluar avancimin e trupave ruse.
Ndryshe, Rusia nuk ka kursyer as gazetarët, ku deri më tani ka vrarë disa prej tyre në front të luftës.