• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
OSBE: Palët duhet të presin vendimin e Kushtetueses për Teatrin

Gazetarët, OSBE dhe BE të shqetësuar për lirinë e medias në Shqipëri

by albnews
11 December, 2019
in Albania
0
2
VIEWS

Paketa anti-shpfije e Qeverisë së Shqipërisë, e cila ndodhet në parlament për miratim ka nxitur një valë të re reagimesh kundërshtuese nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe të huaja, si dhe institucionet ndërkombëtare në vend. E riformuluar për të disatën herë nga shumica e majtë pas kritikave në vijimësi, ajo sërish i ka lënë të pakënaqura grupet e interesit të cilat shohin me shqetësim fuqinë që marrin dy institucione administrative si AMA dhe AKEP në dëm të lirisë së medias online.

Të hënën kjo paketë u kritikua sërish nga OSBE dhe 7 organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes. Qeveria socialiste, tashmë në mandatin e saj të dytë, vazhdimisht, ka patur marrëdhënie të tensionuara me shtypin, gjë që u rishfaq edhe në ditët e fundit pas rëniesd të tërmetit.

“Media është skandaloze dhe kjo s’ka diskutim. Dhe s’ka lidhje fare kjo me futjen e të gjithëve në një thes. Flas për produktin, se sigurisht s’janë të gjithë njësoj”, tha Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të komitetit të rindërtimit.

Gazetarët i shohin reagime të kësaj natyre si një përpjekje për të shmangur vëmendjen nga keqeverisja.

“Është një dredhi politike e kryeministrit për të përdorur kontekstin e katastrofës, ku zemrat njerëzore janë dhe me të hapura, janë më të ndjeshme ndaj “abuzimit”. Kryeministri me mjeshtëri politike, po e përdor këtë mjet për qëllimet e veta, të cilat do t’i shohim nesër, siç edhe i kemi parë në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta trysnuar median”, shprehet Alfred Lela, drejtor ekzekutiv i “Politiko.al”.

Qeveria ka hartuar një paketë të quajtur antishpifje të cilën e ka ndryshuar disa herë pas kundërshtive të vazhdueshme të gazetarëve dhe ndërkombëtarëve.

Në verë qeveria u tërhoq pas kritikave të forta të OSBE-së dhe BE-së. Në thelb të kritikave janë kompetencat e gjera që u jepen dy institucioneve administrative, Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) dhe atij të Komunikimeve Elektronike (AKEP).

Përfaqësuesi i OSBE për lirinë e medias Harlem Desir deklaroi të hënën, se projektligjet e qeverisë kanë nevojë për përmirësime të mëtejshme. Ai sugjeron si të rëndësishme vendosjen e një klauzole, që garanton se të gjitha vendimet e AMA mund të apelohen para një gjykatësi menjëherë pas miratimit të tyre. Po ashtu, sipas zotit Desir tha se edhe gjobat e parashikuara janë tepër të larta dhe mund të çojnë në mbyllje të mediave. Këto pika janë kundërshtuar edhe prej komunitetit tëgazetarëve në Shqipëri.

“Gjobat janë nga 800 mijë në 2 milion lekë. AMA mbikëqyr televizionet, të cilat kanë të drejtë të ankohen në gjykatë për gjobat e AMA-s para së t’i paguajnë. Në rastin konkret media on line do të paguajë gjobën para se të ankohet në gjykatë. Kjo është në shkelje të parimeve të Konventës së të Drejtave të Njeriut e cila thotë se një dozë e tillë arbitrariteti është vetëm fusha e taksave. Qeveria përdor teknika dizinformimi dhe publikon lajme sikur kjo fushatë është kundër lajmeve false, në fakt kjo është kundër fjalës së lirë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Gjatë konsultimit të paketës antishpifje në komisionin e ligjeve, përfaqësues të komunitetit të gazetarëve dhe të OSBE e BE i kërkuan deputetëve të shumicës të tërhiqen nga ky variant.

Mark Marku, pedagog në Departamentin e Gazetarisë, ndërsa i pranon të metat e medias në Shqipëri, thekson se qeveria po i shfrytëzon mangësitë për të kontrolluar median.

“Edhe ne jemi të shqetësuar për abuzimet që bëhen me lirinë e medias për fakenews, apo për mungesën profesionale. ….. Fakti që qeveria ka një shqetësim, nuk do të thotë se qeveria e ka të gabuar shqetësimin. Problemi është se qeveria po përdor këtë shqetësim për të kontrolluar mediat”, thotë Mark Marku pedagog i Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në UT.

Një problem i vazhdueshëm që ngrenë gazetarët është prodhimi i lajmeve nga zyrat e qeverisë, gjë që sipas tyre, deformon sistemin e informimit. Drafti “antishpifje” për median online, sipas tyre e përjashton politikën nga shpifja.

“Me pak fjalë nëse kryeministri denigron gazetarin dhe i thotë kazan, gazetari nuk ka të drejtë të ankohet tek këshilli i ankesave, ndërsa e kundërta, nëse një qytetar i thotë kryeministrit kazan, ai ka të drejtë të ankohet. Qeveria është bërë prodhuesi më i madh i lajmeve të pavërteta në vend, përmes ERTV, një kopje e formatit të lajmit, por është propagandë”, thotë Gjergj Erebara, Rrjeti i Gazetarisë Investigative BIRN.

Shtatë organizatat më të rëndësishme në botë për lirinë e shprehjes lëshuan një deklaratë të hënën, përmes së cilës i kërkojnë parlamentit shqiptar për të dytën herë, që prej korrikut të këtij viti, të mos e miratojë paketën antishpifje, duke e cilësuar atë si një kthesë të keqe në klimën e përgjithshme të lirisë së shprehjes në Shqipëri. Ato shprehën zhgënjim që parlamenti ka vijuar me këto projektligje, pa trajtuar në tërësi sugjerimet e dhëna nga aktorët vendas dhe institucionet ndërkombëtare. Më herët 15 organizata shqiptare të të drejtave të njeriut i konsideruan projektligjet e qeverisë dhunim të lirisë së shprehjes në Shqipëri, dhe i bënë thirrje qeverisë të tërhiqet. Ndërkohë kryeministri Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme në datën 6 dhjetor njoftoi se paketa antishpifje do të kalojë në parlament për miratim bashkë me një klauzolë për shpifjen në gjendje të jashtëzakonshme. Zëri i Amerikës ju drejtua zyrës së shtypit të kryeministrit për të marrë sqarime mbi shqetësimet e gazetarëve për draftin antishpifje, por nuk mori përgjigje/VOA.

Previous Post

“Pasaportat e arta”, Shqipëria paralajmërohet për rikthimin e vizave

Next Post

Vonesat në konstituimin e Kuvendit nuk mund ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

albnews

albnews

Related Posts

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve
Albania

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka
Albania

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit
Albania

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Next Post
LDK insiston ta marrë presidentin

Vonesat në konstituimin e Kuvendit nuk mund ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM