Gazetarëve u hiqet aksesi në mjediset e Kryesisë së Parlamentit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Byroja e Kuvendit ka vendosur që gazetarët të mos jenë të pranishëm në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas vendimit gazetarët do të jenë të kufizuar të marrin intervista dhe prononcime në korridoret e Kuvendit. 

Gazetarët do të qëndrojnë në një dhomë të veçantë, nga ku do të mund të ndjekin përmes rrjetit të transmetimit të kontrolluar.

Vendimi i publikuar në faqen e Kuvendit mban datën 2 qershor dhe ndryshon rregulloren e vitit 2014.

 “Personat e akredituar pranë Kuvendit të Shqipërisë akomodohen në dy godinat e parlamentit, në mjediset e caktuara për ta si me poshtë:

Te Kryesia e Kuvendit në Neës Room/ Salla e Gazetarëve, qe ndodhet në katin e pare te godinës,

Te ambienti i caktuar për gazetarët te Salla e Seancave Plenare” thuhet në vendimin.

Përjashtim duket se bëjnë dy mediat RTSH dhe ATSH.

“Personat e akredituar, punonjës të RTSH dhe ATSH, mund të lëvizin lirisht edhe në këto ambjente”, thuhet në vendim.

Vendimi/ Gazetarëve u hiqet aksesi në mjediset e Kryesisë së
Share This Article