Gazetari britanik Andrew Gray ka reaguar pasi njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, tha se në Donbas e Krime duhet të ndiqet shembulli i Kosovës.Musk madje kishte sugjeruar se në Donbas e Krime duhet bërë një referendum, “ngjashëm me Kosovën
‘Musk duket se po sugjeron se ka pasur një referendum të mbikëqyrur nga OKB-ja në Kosovë. Nuk kishte diçka të tillë. Këto janë gjëra themelore. Dhe krahasimi me Kosovën në këtë mënyrë thjesht nuk është i dobishëm, është direkt nga librat e Kremlinit. Nuk është çudi që djali dëshiron një buton të editimit”, ka shkruar Gray në “Twitter”.