Richard Horton, kryeredaktori i revistës mjekësore The Lancet, deklaroi se qeveria e Britanisë së Madhe dështoi ndaj pandemisë së koronavirusit duke mos e parandaluar përhapjen e saj në vend.
“Qeveria britanike dështoi, sepse ministrat nuk zbatuan këshillat e OBSH-së për” testimin, testimin, testimin e çdo rasti të dyshuar. Ata nuk izoluan popullatën dhe nuk gjurmuan kontaktet. Këto parime themelore të shëndetit publik dhe kontrollit të sëmundjeve infektive u injoruan, për arsye që mbeten të errëta”, shkroi Horton në një artikull të botuar për revistën mjekësore ditën e sotme, shkruan CNN.
“Britania e Madhe tani ka një plan të ri, por ky plan ka ardhur shumë vonë duke e lënë Institutin e Shëndetit Kombëtar në vend të papërgatitur për mbingarkimin e pacientëve të sëmurë rëndë”, shtoi ai.