Gazetari britaniko-gjerman i reagon BE-së pas kritikave ndaj Kosovës për ambasadën në Jerusalem

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkimi Evropian ka reagaur ashpër pasi që Kosova ka vendosur të dërgojë ambasadën në Jerusalem si rrjedhojë e vendosjes së raporteve diplomatike me Izraelin. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se një vendim i tillë i Kosovës është një “vendim fatkeq”.

Për këto Kritika të BE-së karshi Kosovës ka shkruar në gazetën më të madhe gjermane “Welt.de”, gazetari britaniko-gjerman, Alan Posener.

Posener potencon se nuk asgjë më të rrezikshme për paqen sesa përzierja e fesë me politikën dhe shton se “nëse lufta për “Tokën e Shenjtë de-ideologjizohet nga fakti që vendet myslimane noramlizojnë raportet e tyre me Izraelin, e madje vendosin të pranojnë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, atëherë kjo duhet të jetë në interes të Bashkimit Evropian”.

Ai tutuje ka kritikuar BE-në për mungesë të një udhërrëfyesi të qartë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për mungesë të një platforme për kundërshtimin e rritjes së ndikimit rus, kinez e turk .

Madje ai në fund thotë se më shumë gjasa ka që hebrenjtë të bëjnë paqe me arabët se sa që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

“Në këto rrethana, kërcënimi i Stanos nuk është vetëm i zbrazët, por edhe i egër dhe padyshim i motivuar thjesht anti-Izraelit”,  ka përfunduar në shkrimin e tij Posener

Share This Article