Gazetari gjerman i reagon Ramës: Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari gjerman, Peter Tiede ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi se do ta padisë në Gjermani për shkak të publikimeve të përgjimeve nga dosjet 339 dhe 184.

Duke ironizuar Ramën nëse “madhëria e tij” është fyer nga përgjimet, Tiede thekson se kasetat janë origjinale. Ai thotë gjithashtu se gjykatat në Shqipëri nuk funksionojnë, ndaj Rama do e dërgojë padinë në Gjermani dhe i bëhet qejfi që kryeministri shqiptar e pranon këtë fakt.

“Z. Kryeministër, ju doni të më padisni? Për shkak se kam fyer lartmadhërinë, apo pse? Kasetat janë origjinale. Apo dyshoni për materialin e prokurorëve tuaj? Në Shqipëri, ju nuk mund të më paditni: cila gjykatë funksionon? Jam i lumtur që e pranove…”, replikon Tiede me Ramën.

Sot u publikua një audio-përgjim i Ramës me Arben Keshin, drejtor në Ministrinë e Brendshme, si dhe disa audio-përgjime të tjera ku përfshihen Damian Gjiknuri, ish-ministër i Energjisë, dhe Pjerin Ndreu, ish-deputet i PS./TCH/

Share This Article