ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 6 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 6 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 6 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 6 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 6 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Gazetari britanik, Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi dorëhiqet, Hoti “xhuxh politik” në raport me Vuçiqin

albnews by albnews
30 June, 2020
in Kosova, UK
0
Gazetari britanik, Judah: Dialogu dobësohet nëse Thaçi dorëhiqet, Hoti “xhuxh politik” në raport me Vuçiqin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nëse akuza ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vërtetohet dhe ai jep dorëheqje, ashtu si ka paralajmëruar, dialogu i Kosovës dhe Serbisë do të dobësohet. Kështu të paktën ka vlerësuar gazetari britanik dhe eksperti për Ballkan, Tim Judah, që ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe.

Sipas Judah, nëse Thaçi jep dorëheqje, palët nuk do të kenë negociues me forcë të njëjtë. Judah ka vlerësuar se është pak e besueshme që takimi i anuluar i Uashingtonit në fund të mbahet për shkak të situatës së paqartë lidhur me Thaçin dhe pasi zgjedhjet presidenciale në SHBA po afrohen.

RelatedPosts

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve

Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Judah beson që akuza ndaj Hashim Thaçit për krime të luftës, do të konfirmohet.

“Mendoj se do të konfirmohet, pasi në të punohet për 20 vjet. Mendoj se prokurori as që do të kishte ngritur aktakuzë po të mos ishte goxha i sigurt që ajo do të konfirmohet. Dhe jo vetëm kjo, mendoj se ka mjaftueshëm dëshmi edhe për të fituar në gjykatë”.

Zëri i Amerikës: A do të jetë dialogu në mes të Serbisë dhe Kosovës ndryshe nëse Thaçi nuk do të jetë negociatori kryesor i Kosovës?

Judah: Mendoj se dialogu do të dobësohet, pasi është e nevojshme që dy palët të jenë njëjtë të fuqishme. Zotëri Vuçiq, që kohë më parë konfirmoi forcën politike, aktualisht nuk ka partner të barabartë me të cilin mund të bisedojë. Supozoj që zotëri Thaçi nuk do të udhëheq dialogun, por nuk do të jetë kredibile që zotëri Vuçiq të negociojë me zotëri Hotin, kryeministrin. Duhet që dy palët të kenë njerëz të rangut dhe statusit të njëjtë.

Zëri i Amerikës: Marrë gjithë këto parasysh, a pritni ndonjë përparim të rëndësishëm në takimin në Paris në mes të korrikut?

Judah: Nuk e di se në cilin format mund të ndodhë kjo. Nuk është e çartë se çfarë përkrahje do të ketë në Evropë zotëri Thaçi, me përjashtim të kryeministrit shqiptar. Nëse kancelarja Merkel dhe presidenti Macron do të duan të shihen me të, që t’ia zgjasin dorën? Nëse nuk do të mund të shkojë në Paris, atëherë kemi problem. E keni zotëri Vuçiqin dhe, pa dashur të fyej zotëri Hotin, ai në krahasim me Vuçiqin është xhuxh politik. Mendoj se ky problem nuk është zgjidhur ende as në Paris, as në Berlin, Prishtinë apo Beograd.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result