Gazetari i Bild-it: Arrestimi i Bashës, për të larguar vëmendjen nga përgjimet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i gazetës gjermane Bild, Peter Tiede ka bërë sërish një reagim në facebook në lidhje me përgjimet që do të publikon sot pasdite. Ai thotë se deklaratat për arrestimin e Bashës bëhen për të hequr vëmendjen nga përgjimet rreth manipulimeve në zgjedhjet e 2017.

“Sapo dëgjoj se qeveria në Shqipëri po konsideron arrestimin e kreut të opozitës për të hequr vëmendjen nga përgjimet rreth manipulimit të zgjedhjeve në 2017, i cili do të publikohet më vonë. Pyetja është: A kërkon qeveria të arrestojë çdo ditë kundërshtarët për të larguar vëmendjen nga përgjimet? 

Ne nuk do të nxitohemi: po i verifikojmë me kujdes materialet për të publikuar vetëm fakte të sakta. Siç thashë: sot pasdite vonë”, shkruan gazetari Peter Tiede.

Share This Article