Gazetari i njohur kroat: Përshëndetje serbëve që më kërcënuan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i njohur kroat, Velimir Bujanec, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale duke bërë shqiponjën dhe prezantuar shishen e rakisë “Skënderbeu”.

Në këtë formë ai ka përshëndetur serbët, për të cilët thotë se e kërcënuan ditët e fundit.

“Përshëndetje të mëdha të gjithë serbëve që më kërcënuan këto ditë. Rroftë shteti i pavarur i Kosovës! Rrofshin heronjtë e UÇK-së! Ekstremistët e Serbisë së Madhe u shqetësuan seriozisht nga mbështetja ime për opozitën patriotike në Malin e Zi … me një gotë Skënderbeu për nder të të gjithë shqiptarëve trima që dhanë jetën për të mbrojtur Vukovarin, Kroacinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës”, ka shkruar ai.

Share This Article