Gazetari i Sky News merr përqafime nga banorët ukrainas derisa po raportonte në periferi të Khersonit të çliruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Korrespondenti i Sky News, Alex Rossi, takoi një grup të ukrainasve derisa po raportonte në periferi të qytetit Kherson.

Siç shihet në videon e mëposhtme, banorët ukrainas të cilët po festonin çlirimin e rajonit iu afruan gazetarit derisa po raportonte dhe i dhuruan atij përqafime.

Të premten ishte një ditë historike, pasi Rusia i tërhoqi trupat e saj plotësisht nga rajoni Kherson, duke bërë tani që edhe disa njësi të ushtrisë ukrainase të kthehen në këtë rajon.

Khersoni është një rajon strategjik shumë i rëndësishëm.

Share This Article