Gazetari i thotë Guardiolës se tradhtoi stilin e tij, përgjigjja bëhet virale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas ndeshjes spektakolare Manchester City-Liverpool, një gazetar i tha Pep Guardiolës se trajneri spanjoll kishte braktisur stilin e tij të lojës me pasime të shkurtra, për të frenuar kundërshtarin.

Guardiola e pranoi pa problem këtë vëzhgim, duke thënë: “Përpiqem që të imitoj skuadrat më të mira dhe të mësoj nga ato. Ishte një ndeshje fantastike, të dyja ekipet donin fitoren. Kam ndjesinë që humbëm mundësinë për t’i mposhtur sot. I lamë “gjallë”, por djemve i thashë se duhet të jenë krenarë për ndeshjen që zhvilluan”.

“Ishte një ndeshje e mirë për tifozët tanë, për tifozët e kundërshtarit, për Anglinë, për të gjithë botën. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si luajtëm”, shtoi Guardiola.

Share This Article