ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 12 hours ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 12 hours ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 13 hours ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 13 hours ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 13 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Gazetari Ilir Paço hap ekspozitën me skica: Jam më transparent se kryeministri Rama

albnews by albnews
18 September, 2023
in Kulture
0
Gazetari Ilir Paço hap ekspozitën me skica: Jam më transparent se kryeministri Rama
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Gazetari dhe moderatori i njohur, Ilir Paço, ka çelur ekspozitën “The Pressure of Freedom” (Presioni i lirisë) me skica të vizatuara mbi fletët e lajmeve. Në një intervistë për Andri Xhahun në emisionin “Në radio”, Paço tregon se nisi të vizatojë pa kuptuar çdo ditë.

“Pasi i mbaroja, i lija aty. Vinte i merrte Vasoja, tekniku i zërit. I thosha me shaka ‘Vaso, mbaji, se do të duhen një ditë’. I mblodhi për një kohë të gjatë.”

RelatedPosts

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

Marsi mund të ketë qenë dikur vendbanim për jetën mikrobike

E papritur! Arrestohet ylli i “Breaking Bad”

Ndryshe kjo ekspozitë mund të ishte titulluar “Revoltë ndaj Vasos”.

“Një ditë, si çdo ditë tjetër kur merrte kokat e lajmeve, e shikoj që e kishte palosur pjesën e shkruar dhe po e griste. U revoltova si çdo njeri që krijon. Më tha që nuk më duhen këto, por vizatimet. I them që vizatimit i jep vlerë koka e lajmit, sepse e kthen në një skicë-ditar. Ai që lexon kokën sipër dhe shikon datën poshtë, lidh ngjarjen me kohën. Dhe i them me të qeshur që nuk do t’i jap më, sepse nuk tregove vlerësim dhe nuk i ruajte siç duhet. Që atëherë nisa t’i mbaja vetë dhe t’i grumbulloj.”

Ekspozita përmban 35 punime të realizuara gjatë edicioneve të lajmeve.

“Në momentin që hyn kronika unë vizatoj. Një pjesë e madhe janë mbaruar në studio dhe dallohen, sepse janë më të zhdërvjellëta dhe me më pak detaje. Më pas, kur u rritën pretendimet e mia, më shumë se 60–70 për qind janë punuar në studion e lajmeve, por meqë nuk të mjafton koha janë prekur edhe më vonë.”

I pyetur nëse ka një përgjigje për ata që mund ta kenë krahasuar me kryeministrin Rama për skicat mbi fletët e punës, Paço thotë:

“Të gjithëve aty u shkon mendja. U them me shaka se ‘unë jam më transparent se kryeministri’, sepse kokat e lajmeve lexohen, ndërsa që të arrish të lexosh ato që shkruhen në letrat e kryeministrit është e vështirë, pasi ai pikturon mbi to. Nuk është transparent aq sa jam unë. Kjo nuk është një shpikje e Edi Ramës. Kryeministri është ai që i dha më shumë bujë dhe e bëri më të njohur këtë lloj stili. Në Romë pashë që ishte hapur një ekspozitë me vizatime mbi partitura të Bob Dilanit (o. Dylan). Është në natyrën njerëzore që mjafton të kesh një stilolaps dhe një letër përpara: instinktivisht njeriu vizaton. Ai që është më fatlum, i cili ka talent, nxjerr një vepër.”

Ndonëse për publikun e gjerë Ilir Paço njihet si gazetar dhe moderator, qasja e tij ndaj pikturës nuk është e rastësishme. Ai ka mësuar për pikturë në Liceun Artistik “Jordan Misja”.

“Por si pjesa më e madhe e fëmijëve, më bezdiste koha e gjatë që rrinim në atelietë e liceut për të studiuar. Më mbyste qëndrimi gjashtë orë brenda duke pikturuar. Ndoshta kjo ndikoi që të ndërroja drejtimin duke studiuar për gazetari, por pa e humbur dashurinë që ekziston së brendshmi për pikturën.”

Ekspozita “The Pressure of Freedom” do të qëndrojë e hapur deri më 10 tetor në qendrën COD pranë kryeministrisë. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result