Gazetari Muhamed Veliu: Nuk e kuptoj pse dal tek kontaktet e SHISH!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar ditën e sotme në”Zona Zero” në Top News  ka qenë gazetari Muhamed Veliu, i cili ka komentuar ndër të tjera edhe se pse emri i tij gjendej në e-mailet e drejtorit të SHISH Heidon Bendos.

Sipas gazetarit, kontaktet e tij dhe të Bendos kanë qenë vetëm dy herë, një herë në emërimin e tij dhe një herë tjetër gjatë një pritje në ambasadën britanike.

“ Jam shumë kurioz ta zhvilloj një bisedë me Bendon. Nuk kam qënë ndonjë herë subjekt i punës së tij. Kontakti i parë është kur Bendo është bërë drejtor ku  unë e kam uruar dhe i kam kërkuar një intervistë.  Mesa duket e ka ruajtur me fanatizëm numrin tim. Unë e kam takuar edhe njëhrereë në një pritje të ambasadës britanike ku kemi patur një bisedë shumë të bukur dhe pa sekrete do të thosha.”- tha Veliu nga lidhja skype.

Share This Article