Gazetari publikon ‘RECETËN’: Si ta kuptoni nëse vërtet dikujt i plas për afganët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari Mehdi Hasan, drejtues i një emisioni në SHBA dhe me një eksperiencë të gjatë në çështjet ndërkombëtare ka një propozim. Ai kërkon që të gjithë qytetarët që tashmë janë në ‘alert’ për shkak të situatës aktuale në Afganistan.

Hasan ka publikuar një ‘recetë’ që sipas tij do të tregonte se cilët janë ata që janë interesuar vërtet për afganët e cilët janë ata që kanë derdhur lotë krokodili.

“Ka një test të shpejtë, për të kuptuar këto kritikat e ashpra, që tregon nëse vërtet iu plas këtyre për Afganistanin apo për afganët. Sa i kanë përdorur politikat, mediat, apo platformat sociale për të folur për afganët apo luftën “para” fundjavës së shkuar, apo rënies së Kabulit.

Shikoni deklaratat, qëndrimet, apo statuset në rrjetet sociale të një personi para fundjavës së kaluar, kur dolën lajmet e para për evakuimin e afganëve.

Nëse politikani, eksperti, gazetari apo kushdo tjetër ka folur ndonjëherë për afganët para fundjavës së kaluar, atëherë vërtet ka qenë i interesuar për këta njerëz. Nëse reagon vetëm tani, atëherë po derdh lot krokodili dhe bën propaganda,”- shkruan Hasan.

Share This Article