“Vuçiç do japë dorëheqje, t’ia lë dikujt tjetër njohjen e Kosovës”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Aleksandër Vuçiç, planifikon të japë dorëheqje për të lejuar dikë tjetër ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë”.

Të patkën kështu ka deklaruar kryeredaktori i gazetës “Informer”, Dragan J. Vuçiçeviç, i cili është i afërt me presidentin e Serbisë.

Sipas informacioneve të Vuçiçeviç-it, presidenti serb praktikisht do t’ia linte njohjen e Kosovës dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë kujtdo që do ta pasonte atë pasi të jepte dorëheqjen.

Dragan J. Vuçiçeviç

“Duhet të jenë të qetë në këto kohë lufte”, alarmoi ai audiencën duke shtuar se “përderisa presidenti Vuçiç është president, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse dhe nuk do ta njohë ‘shtetin e rremë’ të Kosovës”.

Mirëpo, ai nga studio televizive e Tv Pink, e ka lutur Vuçiç-in, në emër të popullit serb, mos ta bëjë një gjë të tillë pasi që sipas tij, “askush sot në Serbi dhe në këtë pjesë të Evropës nuk mund të udhëheqë një politikë më të mirë se ai”.

“Do të jetë tmerrësisht e vështirë dhe e tmerrshme, shumë në Serbi nuk e kuptojnë vështirësinë e situatës në të cilën ndodhemi”. /Albanianpost.com

Share This Article