Gazetari tregon skemën: Si do t’i hapet rrugë ardhjes së shqiptarëve në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari i AlbUkTv në Britani të Madhe, Ervin Gjonaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se vizita e kryeministrit shqiptar në Britani ishte shumë e pritur nga shqiptarët.

Ai u shpreh se takimi i ministrit Bledi Çuçi me ministren britanike Suella Braverman është cilësuar produktive nga shtypi britanik dhe pritet të sjellë shumë shpejt rezultate konkrete për shqiptarët.

“Pala shqiptare i ka kërkuar qartë Braverman që të kërkojë ndjesë për deklaratat ndaj shqiptarëve dhe të shikojë linjën që shqiptarët që punojnë në Britani pa dokumente t’u jepet një formë amnistie dhe një leje qëndrimi afatshkurtër. Kjo kërkesë është pritur shumë mirë, ministrja është shprehur pozitivisht parimisht.

The Guardian është shprehur se kishte një pozitivitet, por kjo duhet nisur nga parandalimi i emigracionit ilegal, duke nisur gradualisht lëvizja legalisht. Ka një tjetër zhvillim duke u dhënë bizneseve shqiptare në Britani një forme licence për të marrë punëtore nga Shqipëria, kjo procedurë ka nisur tashmë. Do ketë zhvillime deri në fund të këtij viti sa i përket lejes së qëndrimit të shqiptarëve”, tha gazetari.

Share This Article