Gazetarja e BBC-së detyrohet të vrapojë nëpër studio pas kamerës robotike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Prezantuesja Victoria Valentine në BBC përjetoi një moment të sikeltshëm gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, kurse pamjet e “garës” me kamerë i publikoi në Tëitter.

Një problem jozakonshme i ndodhi prezantueses së transmetuesit publik të Britanisë së Madhe, ku njëra nga kamerat robotike vendosi të “ndjek rrugën e vet”.

Derisa në fillim prezantuesja ishte në fokus, kamera lëvizi në anën tjetër duke e detyruar prezantuesen të “vrapojë” pas kamerës për të qenë në kuadër.

Në fund kamera u fokusua në tavolinën e prezantuese, ku u detyrua Victoria të qëndrojë.

“Përshëndetje, po fillojmë me resortin e skive në Zvicër”, filloi të bisedojë prezantuesja, megjithatë për ta “nxënë” kamerën u detyrua të vrapojë paksa.

“E dini çfarë, qëndroni me mua. Edhe kjo mund të ndodhë nganjëherë”, shtoi prezantuesja derisa vraponte pas kamerës dhe me një dozë humori tha se “është dëshmi që transmetohet drejtpërdrejtë”.

Victoria e ka shpërndarë videon në Twitter, ku falënderoi regjinë që kanë bërë të pamundurën që të duket si pjesë e skenarit.

Share This Article