ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal! 4 hours ago
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani  4 hours ago
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës 4 hours ago
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video) 4 hours ago
BBC: A po i dëmton Inteligjenca Artificiale aftësitë tuaja të të menduarit? 4 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Gazetarja i jep djathë Pompeos, me porosinë: Mos e vrisni ushqimin italian

albnews by albnews
2 October, 2019
in Bota
0
Gazetarja i jep djathë Pompeos, me porosinë: Mos e vrisni ushqimin italian
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Fermerët italianë sfiduan të martën sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo lidhur me kërcënimet që vijnë nga Uashingtoni për t’i vendosur tarifa disa prej produkteve ushqimore italiane si kundërpërgjigje ndaj subvencioneve qeveritare për kompaninë ajrore evropiane Airbus.

Pompeo ndodhej për një vizitë katër-ditore në Itali dhe zhvilloi bisedime me Presidentin italian Sergio Mattarella dhe Kryeministrin Giuseppe Conte.
Fermerët organizuan një protestë të vogël jashtë rezidencës së Mattarella gjatë kohës që zoti Pompeo mbërriti për takimin e tij.

RelatedPosts

Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik

Publikohen mesazhet sekrete të Jeffrey Epstein, si u zbuluan abuzimet me vajza të reja

Michelle Obama prezanton librin rreth jetës së saj

“Mos e vrisni ushqimin italian“, thuhej në një pankartë. “Zoti Pompeo ne jemi miq”, shkruhej në një tjetër.

Më vonë gjatë takimit me zotin Conte, një gazetare që drejton një emision televiziv satirik iu afrua zotit Pompeo dhe i zgjati një copë djathë (parmixhan).

“Kjo është diçka e bërë me zemër, shpresojmë që ju mund të na ndihmoni duke ia çuar zotit Trump“, tha ajo.

Zoti Pompeo e priti buzagaz këtë gjest duke e marrë djathin ndërsa zoti Conte urdhëroi rojet e sigurisë të largojnë gazetaren.

“Ajo nuk është më e mirëpritur. Shoqërojeni jashtë ju lutem. Trego respekt kur je i ftuar në shtëpinë e dikujt tjetër” iu drejtua zoti Conte gazetares.

Më herët gjatë këtij viti, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) doli në përfundimin se Airbus kishte marrë subvencione të paligjshme qeveritare, duke i hapur dritën jeshile Uashingtonit të vendosë tarifa ndëshkuese.

Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një listë produktesh importi të BE-së në vlerë 25 miliardë dollarë, nga e cila do të zgjedhë ato që do të preken nga tarifat, duke filluar nga avionët apo pjesë të tyre, tek vera, djathi e produkte luksi.

Disa produkte italiane, përfshirë djathin parmixhan dhe vajin e ullirit, pritet të jenë subjekte të tarifave. Fermerët italianë thonë se ky do të ishte një veprim i padrejtë pasi Italia nuk është pjesë e konsorciumit Airbus. Ata thonë se taksa e propozuar mund të shkatërronte një treg jetësor të eksportit.

Sipas shoqatës së fermerëve italianë “Coldiretti” niveli i produkteve ushqimore që shiten në Shtetet e Bashkuara kap vlerën e rreth 4.5 miliardë eurove në vit. VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

Ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Sigurimi i dokumenteve përmes martesave është krim federal!

21 December, 2025
Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

Shqiptarët, të pestët që kërkojnë bashkim familjar në Gjermani 

21 December, 2025
Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

Nuk ka prova që Reforma shkeli ligjin zgjedhor, thotë organi mbikëqyrës

21 December, 2025
Vrasjet e të miturve pranë shkollave, Rama: Një nga shkaqet, edhe mungesa e monitorimit me kamera!

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut në këshillin e mandateve, Rama: Nuk e shqyrtojmë pa folur më parë Kushtetuesja (video)

21 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result