Gazetarja ukrainase, Lyubov Velychko, e cila jeton pranë një baze ushtarake në Kiev, ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar në orët e para të së enjtes teksa Rusia sulmoi me raketa Ukrainën.
Ajo tregon se u zgjua rreth orës 04:30 të mëngjesit, pasi dëgjoi një zhurmë shumë të fuqishme, ndërsa nuk dinte asgjë se çfarë po ndodhte. Lyubov Velychko tregon se doli menjëherë jashtë dhe pa një zjarr të madh.
Më tej, ajo tregon se fqinjët e saj janë të shokuar dhe në lot. Në i fshehëm fëmijët tanë në bodrume në orën 05:00 të mëngjesit”.
Gazetarja shkoi më pas në bazën ushtarake, e cila ishte shkatërruar nga raketat ruse, ndërsa dy persona mbetën të vdekur. “Kam numëruar 7 raketa”, tregon Lyubov Velychko.
Më pas, së bashku me familjen e saj vendosi të largohej nga kryeqyteti. “Gjithsesi ne nuk ndjehemi të sigurt, pasi tanket ruse janë pranë kufirit me Bjellorusinë, rreth 80 kilometra larg nga shtëpia”.
ÇFARË DIHET DERI TANI
Në një fjalim televiziv në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës, Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi një “operacion ushtarak” në krahinën lindore të Ukrainës, Donbas.
Putin tha se Rusia po vepronte për vetëmbrojtje. Ai u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët. Çdo ndërhyrje nga fuqitë e huaja kundër Rusisë do të ketë përgjigje të menjëhershme, tha Putin.
Kievi thotë se Rusia ka goditur me predha infrastrukturën ukrainase. Gjithashtu, thotë se ka rrëzuar disa avionë luftarakë rusë, deklaratë që mohohet nga Moska.
Karvanët me trupa dhe tanke ruse kanë hyrë në Ukrainë nga disa drejtime. Një karvan u fut edhe nga kufiri me Bjellorusinë, në veri të Kievit. Një tjetër nga Krimea, në jug. Gadishulli është gjithashtu pjesë e Ukrainës, por është aneksuar nga Rusia që në vitin 2014.
Sipas njoftimeve paraprake të paktën 8 ushtarë ukrainas janë vrarë.
Në Kiev janë krijuar radhë të gjata me makina që duan të largohen nga kreyqyteti. Banorë të tjerë kanë kërkuar strehë në metro.
Ukraina ka shpallur ligjin Marshall. Ministri i Jashtëm, Dmytro Kubela, ka bërë thirrje për sanksione shkatërruese, përfshi edhe përjashtimin e Rusisë nga sistemi swift i transfertave bankare.
Çmimi i naftës u rrit në 100 dollarë për fuçi, për herë të parë në 7 vite. Monedha ruse, rubla, pësoi zhvlerësimin më të madh ndonjëherë kundër dollarit dhe euros.