Gazmend Bardhi: Dy kryebashkiakë të Dibrës me të shkuar kriminale

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi nga Dibra ku zhvilloi një takimet me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ka bërë një deklaratë në lidhje me dy kryebashkiakë të këtij qarku.

Bardhi tha se për dy kryebashkiak të dalë nga 30 qershori po mblidhen prova që vërtetojnë të shkuarën e tyre kriminale, ndonëse nuk dha emra. Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohëshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.


Sekretari i PD Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit./TCH/

Share This Article