Edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazmend Bardhi ka kërkuar sot doreëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha nga drejtimi i PD.
“Vendimin e 9 shtatorit e mbeshtes sa te kem fryme jo per shkak te karriges të askujt, por se besoj edhe sot se është rruga e vetme për të fituar. Per shkak të atij vendimi partise iu shpall lufte. Jemi ne gjendje lufte dhe po e demton PD ne syte e opinionit publik.
Per të ndalur gerryerjen e partise, e vleresoj qendrimin tuaj per t’u vendosur ne dispozicion te grupit dhe kryesise per te gjetur nje zgjidhje.
Nje hap pas i juaji qe merr me vete edhe Sali Berishen, i hap rrugen nje procesi bashkimi eshte shansi vetem per t’i dhene mundesi PD. Ne nuk mund te improvizojme. Sepse rrezikojme te copezohemi akoma me shume. Ketu jemi pak. Edhe me ata jashte jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c.
Mundesine per te fituar demokrateve ne 2023 ia japim duke pare interesin e pd. Hap pas pa bere kthim pas, sepse keshtu nuk shkojme askund. Na duhet te gjejme nje zgjidhje te plote, jo te pjesshme. Ajo qe propozon dashi duhet te marre dhe miratimin e pales tjeter. Na duhet nje zgjidhje qe qeteson demokratët, se jemi ne gjendje lufte dhe qe i ben bashke demokratet. Pra, vendimi per Sali Berishën nuk mund të zhbëhet. Ketu kemi qene te gjithe dhe e kemi mbeshtetur. Tërheqja juaj dhe e Sali Berishës mund të përbashkojë, dhe mund te jap një shans për zgjidhje. Zgjidhja duhet te jete e plote, afatgjate. Eshte nje rruge per t’u testuar per te sjelle dmeokratet ne pushtet.” u shpreh Bardhi.