Gazmend Bardhi mesazh ish-deputetëve të PD-së: Asnjë koment për Borchardt

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u ka nisur porosi ish-deputeteve dhe anëtarëve të kryesisë që të mos komentojnë asnjë fjalë mbi deklaratat e shefit të prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Sipas tij, beteja e opozitës është me kryeministrin Edi Rama dhe me bandën që e rrethon, e sipas tij kjo është një diversion i përgatitur me qëllim për të larguar vëmendjen nga kriza politike e shkaktuar në Shqipëri.

“Te nderuar, asnjë koment per deklaratat e Borchard. Eshte diversion i paster per te hequr vemendjen nga kriza politike dhe shkaqet e saj. beteja jone nuk eshte as me Bochard as me spiropalin, por me Edi Ramen dhe banden ne pushtet. Ju pershendes!”, shkruan në mesazhin e tij sekretari i PD-së./Top Channel/

Share This Article