“Gazpromi më ofroi ryshfet”, Ambasada ruse-Berishës: Sa kërkove që s’i mblodhëm dot?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëkuptojnë se ka qenë ish-kryeministri ai që ka kërkuar vlera të majme prej tyre dhe jo e kundërta.

Ambasada e Rusisë në Tiranë i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili një ditë më parë tha se Gazprom i ka ofruar shuma përrallore dhe ka dashur ta korruptojë, por që ai vetë e ka refuzuar. Në një status në rrjetet sociale, ambasada e pyet Berishën se çfarë shume kërkoi që as vetë Gazprom nuk ia mblidhte dot, duke nënkuptuar se ka qenë ish-kryeministri ai që ka kërkuar vlera të majme prej tyre dhe jo e kundërta.

U habitëm nga fjalët e Sali Berishës se 10 vjet më parë ai refuzoi rryshfetin gjoja të propozuar nga Gazprom për zhvillimin e projekteve energjetike në Shqipëri. Na lind natyrshem pyetja: sa kërkoi zoti Berisha që as Gazpromi nuk mundi t’i mbledhë dot ato “shuma përrallore”?”- shkruhet në postim.

Ish-kryeministri Berisha tha se kishte refuzuar ofertat përrallore nga rusët për të përkrahur projektet e tyre, duke përmendur më pas me emër kompaninë Gazprom. Këtë deklaratë e bëri para Kuvendit, pas lajmit se Gazsjellësi Transadriatik TAP njoftoi se ka dërguar në Europë mbi 10 miliardë metër kub gaz.

Share This Article