Geer: KE-ja pret fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut deri në fund të vitit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar se Republika e Maqedonisë së Veriut i përmbush kriteret që të fillojë negociatat për anëtarësim dhe konsideron se shtyrja ka ndikim negativ mbi besueshmërinë e BE-së”, ka thënë euroambasadori David Geer duke prezantuar raportin e KE-së mbi progresin e vendit në procesin e eurointegrimit.

Geer në konferencën e përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov ka dhënë konkluzën e KE-së ku pritet që konferenca e parë ndërqeveritare me të cilën do të shënohej fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut të mbahet deri në fund të vitit.

Prandaj, sipas tij, duhet të forcohen përpjekjet për zgjidhjen e çështjes me Bullgarinë.

Ai gjithashtu tha se të vazhdojë edhe implementimi i marrëdhënieve bilaterale me Bullgarinë dhe me Greqinë nga të gjitha palët nënshkruese.

“Vendi ka dëshmuar vendosmëri të fortë në progresin drejt BE-së, mban hapin në reformat dhe ka rezultate. Duhet të vazhdojnë përpjekjet lidhur me luftën kundër korrupsionit, sundimit të së drejtës dhe reformat në administratë”, ka theksuar mes tjerash euroambasadori Geer.

Share This Article