Sportistët e delegacionit shqiptar në kampionatin europian ekipor të atletikës kanë bërë një paraqitje të mirë.
Luiza Gega arriti të bindë dhe të fitojë në garën e 3,000 m me pengesa në Ligën e 3-të të turneut kontinental të Atletikës, që po mbahet në Shkup.
Luiza Gega ndali kronometrin në 9 minuta 25 sekonda e 80 të qindtat, e vetmja atlete në pistë që zbriti nën kohën e 10 minutave, transmeton tch. Pas saj në garën shkupjane doli sportistja armene Alaverdian ndërsa e fundit në podium doli serbja Jovanoviq.
Paraqitjet e mira të shqiptarëve në europianin që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut nuk u ndalën me kaq.
Franko Burraj spikati në garën e 400 metrave me vendin e parë, madje duke vendosur edhe një rekord të ri kombëtar. Shqiptari Burraj ndali kronometrin në 46 sekonda e 48 të qindtat.