Genc Pollo: Nënë Tereza është botërisht e adhuruar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Genc Pollo e kujtoi sot ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës.

”Me Nënë Terezën krenohemi me të drejtë se ajo u lind në një familje shqiptare në Shkup, se kishte shqipen gjuhë amtare dhe se e identifikoi veten si shqiptare deri fund.

Por Nënë Tereza është botërisht e adhuruar mbasi ju përkushtua ndihmës për të vobegtit e të dobëtit e shoqërisë; pa interes vetjak e pa diskriminim por me shumë dashuri e dhembshuri.

Sikur të rrekeshim më fort që t’i ngjanim më shumë veprës e frymës së saj do të ishim edhe më krenarë si komb i Nënë Terezës”, shkruan Genc Pollo.

Share This Article