Genc Pollo tregon arsyet e moskandidimit në listat e PD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një nga figurat më të rëndësishme në Partinë Demokratike, Genc Pollo nuk do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë të kësaj force politike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Pollo ka bërë të ditur se ka vendosur që të mos kandidojë, pasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykoi si të përshtatshme.

Kjo ka lënë të kuptohet se Genc Pollos nuk i është ofruar një pozicion fitues në lista.

Megjithatë ai i ka uruar PD-së fitore në zgjedhjet e 25 Prillit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq!

Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme.

Megjithatë unë uroj  që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.  GP

Share This Article