“Gënjeshtar dhe tradhtar”, ish-presidenti Gjykanoviç kritikon Abazoviç: Të vetmen gjë me vlerë që ka, është fakti se është shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti malazez, Milo Gjykanoviç nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Dritan Abazoviç. Kritikat e tij lidhen më shumë me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbë, marrëveshje e nënshkruar gjatë mandatit.

Gjykanoviç më tej ka thënë se vetmja gjë e mirë që sheh tek kryeministri Abazoviç është të qenit shqiptar.

“Ne mbështetëm një shqiptar të vijë në krye të qeverisë. Thashë dhe e përsëris: e vetmja gjë e vlefshme e tij është se është shqiptar. Se a është ndjekës i traditës autentike të rrënjosur të shqiptarëve në Mal të Zi, kjo është një pyetje tjetër”, ka thënë Gjykanoviç,.

Ai e ka cilësuar Abazoviçin si një gënjeshtar dhe tradhtar, duke shtuar se nuk ka asnjë grimcë morali.

Share This Article