ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd 47 minutes ago
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit 49 minutes ago
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë 58 minutes ago
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë 1 hour ago
Vajza e Kim Jong Un, trashëgimtarja e mundshme e Koresë së Veriut 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Gënjeshtarë, s’kam vendosur ende për ftesën e Putin”, tërhiqet Vuçiç, i ankohet ambasadorit rus për Kosovën

albnews by albnews
6 September, 2024
in Technologji
0
“Gënjeshtarë, s’kam vendosur ende për ftesën e Putin”, tërhiqet Vuçiç, i ankohet ambasadorit rus për Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga turi i tij në Podrinje, Aleksandër Vuçiç është ndalur këtë të premte të flasë për ftesën që Vladimir Puti i bëri për t’iu bashkuar samitit të BRICS, që zhvillohet në Kazan në tetor.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç u përpoq të sqaronte se as nuk e ka refuzuar dhe as nuk e ka pranuar ftesën e presidentit rus, duke thënë: “Do të shohim”.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

“Ne do të marrim një vendim për këtë midis datave 10 dhe 15 tetor, por jo më parë. Nuk ka dyshim se ka ardhur një telefonatë e rëndësishme. Siç kemi planifikuar më parë vizita më të rëndësishme. As nuk dua të refuzoj dhe as të pranoj asgjë, ne kemi një agjendë shumë të ngjeshur”, u shpreh Presidenti serb.

Lideri i Beogradit paralajmëroi se do të zhvillojë takime të rëndësishme në të ardhmen e afërt, ndërsa ishte i ashpër në kritika për ta që sipas tij nxituan të shpreheshin se Vuçiç refuzoi ftesën e Putin.

“Dëgjova disa që thanë se unë refuzova diçka, e të tjerë që thanë se pranova diçka. Të dyja janë gënjeshtra. Unë thashë do të shohim. Thashë se ka vizita të paracaktuara. Dhe pas kësaj thashë do të shohim. Do t’ua lë të dy këtyre palëve që nuk e kanë kuptuar kurrë se çfarë është politika sovrane të më sulmojnë. Kam parë edhe deklaratën e Rothit dhe shumë të tjera. Pikërisht kjo është çështja. Unë jam krenar që Serbia udhëheq një politikë të pavarur dhe se askush tjetër nuk do të vendosë për mua se ku, kur dhe si dhe me kë do të takohem. Unë jam krenar për politikën tonë dhe besoj se është diçka që do të sjellë rezultate në të ardhmen, mendoj se ka sjellë rezultate të rëndësishme deri më tani”, tha Vuçiç.

Ndërkohë më herët gjatë ditës në Podrinje, Vuçiç pati një takim me ambasadorin rus Bocan Harçenko.

“Ne diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme të rëndësisë dypalëshe për dy vendet tona. Ambasadorin e njoha me situatën në Kosovë dhe me provokimet brutale të përditshme, kërcënimet e përditshme ndaj paqes dhe stabilitetit. Për reagimin joefektiv të të gjithë atyre që u përfshinë në dialog dhe që duhej të garantonin rezultatet e atij dialogu. Unë thashë se populli serb është në një pozitë të vështirë dhe më duket se kemi gjetur mirëkuptim për këtë çështje nga pala ruse”, deklaroi Vuçiç.

Më tej, lideri i Beogradit sqaroi se në takim është diskutuar edhe për ftesën që i është dërguar Serbisë për samitin e BRICS.

“Së fundmi kam marrë listën e pjesëmarrësve, e cila duhet të pranoj se është jo vetëm e madhe, por edhe me vende të forta dhe të rëndësishme. Ambasadorit i kam thënë tashmë gjithçka që ju thashë, duke e falënderuar për ftesën dhe do t’i vazhdojmë ato bisedime me presidentin Putin”, nënvizoi ai. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

“Wish You Were Here”, albumi 50-vjeçar që shenjtëroi Pink Floyd

11 September, 2025
Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

Foto nga 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit

11 September, 2025
OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

OKB: Ndihmat në Gaza nën kontroll mercenar. Shefi i UNRWA: Mbi 2 mijë civilë të vrarë

11 September, 2025
Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

Zelensky: Ukraina përshtat mbrojtjen ndaj dronëve rusë

11 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result