Gënjeu në CV, jep dorëheqjen ministri rumun i Mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri rumun i Mbrojtjes, Ionut Mosteanu, dha dorëheqjen sot, pasi pranoi se kishte gënjyer në CV-në e tij në lidhje me studimet e tij universitare. Dorëheqja e erdhi pas publikimit të një artikulli në gazetën Libertatea që thoshte se CV-ja e tij përmbante informacione të pasakta në lidhje me kohën kur u diplomua dhe nga cili universitet. Përmes një reagimi ministri kërkoi falje dhe pranoi se veprimi tij ishte gabim.

“Në CV-në që e përpilova me nxitim në vitin 2016 bazuar në një model të gjetur në internet, ka një gabim që e pranoj se më shqetëson. Nuk u kushtova vëmendje të mjaftueshme këtyre detajeve në atë kohë”, shkroi ai në Facebook.

Mosteanu u emërua ministër i mbrojtjes në qershor, kur u formua një qeveri e re pro-evropiane pas muajsh trazirash politike.

Në vend të tij kryeministri Ilje Boložan tha se do të propozojë Ministrin e Ekonomisë dhe Turizmit, të marrë përkohësisht portofolin e Ministrit të Mbrojtjes.

Share This Article