Genoa zyrtarizon largimin e Behramit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori Valon Behrami më nuk është futbollist i skuadrës së Genoas që bën gara në Serie A. Ekipi italian të premten e ka konfirmuar largimin e Behramit.

Në njoftimin e shkurtër të klubit thuhet se Behrami e ka shkëputur kontratën me Genoan që i skadonte në fund të këtij edicionit.

“Faleminderit për gjithçka, Valon!”, ishte përshkrimi i Genoas në “Twitter” për largimin e Behramit.

36-vjeçari iu bashkua Genoas si lojtar i lirë në janar të vitit 2020 dhe për një periudhë e barti edhe shirtin e kapitenit.

Këtë sezon, Behrami ka regjistruar vetëm dhjetë paraqitje në Serie A.

Share This Article