George W. Bush bën thirrje për unitet në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush përkujtoi 20 vjetorin e sulmeve terroriste më 11 shtator të shtunën në Memorialin Kombëtar të Fluturimit në Pensilvani, duke bërë thirrje për unitet.

Bush, të cilit iu bashkua ish zonja e parë, Laura Bush, ishte në vitin e tij të parë të mandatit si president kur ndodhën sulmet, raporton New York Times.

“Për ata shumë të rinj që ta kujtojnë atë ditë të qartë shtatori, është e vështirë të përshkruhet përzierja e ndjenjave që përjetuam”, tha Bush në një ceremoni të mbajtur në memorial.

Ai shtoi se “veprimet e një armiku zbuluan shpirtin e një populli” dhe “se ishim krenarë për kombin tonë”.

Më pak se dy javë pasi trupat e fundit amerikan u larguan nga Afganistani, Bush pranoi në vërejtjet e tij se veprimet ushtarake gjatë dy dekadave të fundit “kanë çuar në dyshime”.

Share This Article