Georgina “në hall”, do t’i duhet të ndryshojë garderobën në Arabinë Saudite

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Cristiano Ronaldo do të vendoset një e herë e mirë në Riyadh me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre pasi nënshkroi një kontratë të “artë” me Al Nasr.

Megjithatë, gjërat në mbretërinë konservatore të Arabisë Saudite nuk do të shkojnë dhe aq mirë për partneren e tij pasi do t’i duhet që të bëjë disa ndryshime.

Më konkretisht, Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën sesi vishet në publik dhe do t’i duhet të pajtohet me Aktin e Mirësjelljes Publike.

Kjo do të thotë se ajo duhet të vishet në mënyrë më modeste dhe elegante, pa dekolte apo veshje ngjitur pas trupit, dhe jo të shkurtra. Me pak fjalë, nuk do të mund të ekspozojë hiret e saj.

Përpos rrobave, çiftit do t’i duhet të përballet edhe me një çështje tjetër. Rregullat strikte religjoze të Arabisë Saudite mund të bëhen pengesë për marrëdhënien e tyre, pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar.

Share This Article