Georgina Rodriguez fut vajzën 8 muajshe në çantën e dorës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Georgina Rodriguez ka mbajtur të bijën Bella Esmeralda, 8 muajshe, brenda një çantë dore Hermès Birkin, teksa po kthehej në shtëpi nga Katari, pasi skuadra e Portugalisë u eliminua nga Kupa e Botës.

Ajo kaloi kohë në Katar për të mbështetur partnerin Cristiano Ronaldo teksa ai luajti për ekipin kombëtar të Portugalisë gjatë Kupës së Botës FIFA.

Por Georgina Rodriguez po kthehet në shtëpi pasi skuadra e bashkëshortit të saj u eliminua nga Maroku të shtunën, duke ndarë një foto në Instagram me bukuroshen e vogël.

Modelja 28-vjeçare, hoqi dorë nga karroca e zakonshme teksa mbante vajzën e saj tetë muajshe, Bella Esmerelda, me një çantë dore të zezë, Hermès Birkin.

Fëmija ishte i mbështjellë me një kombinim rozë, batanije dhe kapele, teksa përshtatej në mënyrë të përkryer në çantën e dorës luksoze.

Çanta prej lëkure mendohet të jetë Birkin 40, madhësia më e madhe e çantës së shitur, e cila mund të variojë nga 9,000 paund deri në 40,000 paund. Dhe Georgina nuk mund të gjente një çantë më të përshtatshme për nevojat e saj si nënë e re.

“Koha për në shtëpi / Faleminderit Katar për këto ditë të mrekullueshme dhe faleminderit të gjithë njerëzve që e bënë të mundur këtë”, shkroi ajo në mesazh në snap.

Share This Article